Perxhola SHPK

Perxhola SH.P.K.është kompania e punimeve të ndërtimit në projektin e hidrocentraleve në Zall Okshtun.

Ajo është një subjekt privat biznesi me aktivitet të përqëndruar në fushën e ndërtimit. Kompania ka filluar aktivitetin e saj në 18 qershor të vitit 1999 dhe prej atëherë është shndërruar, falë punës cilësore të stafit të saj, në një nga bizneset më të suksesshme në vend.

Aktiviteti i Perxhola SH.P.K. dallohet për nga cilësia, profesionalizmi dhe estetika. Gjatë punës së këtyre viteve kompania ka lënë gjurmën e saj në zonat kryesore të kryeqytetit dhe jo vetëm. Objektet e ndërtuara nga Perxhola SH.P.K. janë pjesë e rëndësishme arkitekturore, funksionale dhe historike të Tiranës.

www.perxhola.com