Prodhimi i energjisë

Hidrocentrali e ka burimin e energjisë nga uji. Një burim i pastër i energjisë i cili nuk ndot ajrin sikurse ndodh në rastin e termocentraleve që djegin lendë si qymyri apo gazi natyror. Është një burim i brëndshëm i prodhuar në Shqipëri.
Një investim i tillë siguron vende pune, zhvillim për zonën ku operon, të ardhura për njësitë vendore dhe për shtetin Shqiptar.
Teknologji që zgjat në kohë, që do të thotë një investim aftagjatë dhe i vlefshëm për brezat e ardhshëm.
Efiçenca e lartë (70% deri ne 90%), deri tani është efiçenca më e lartë e të gjitha teknologjive.
Hidrocentralet, veçanërisht të mëdhnjtë luajnë një rol shumë të rëndësishëm në menaxhimin e pëmbytjeve dhe sigurojnë ujë për ujitjë në zonat ku operojnë.
Liqenet e krijuara formojnë një peisazh të bukur natyror, duke nxitur turizmin në zonë.