Hidrocentralet

Projekti i Zall Okshtunit është i përbërë nga pesë hidrocentrale.

HEC Gjoricë + Lubalesh 2

Ky Hidrocentral merr ujin nga lumi i Okshtunit pranë fshatit Smollik të Rrethit të Bulqizes, Qarku Diber, në kuoten 606m mbi nivelin e detit (vepra e marrjes).

Foto 1: Nënstacioni elektrik

Uji pasi lë veprën e marrjes përshkon kanalin e derivacionit (ndërtuar me Beton-Arme) me një gjatesi 8700 m, një sifon metalik me gjatësi 286 dhe mbërrin në basenin e presionit në koutën 595 m.

Foto 2: Tubat e ujit

Prej këtu, nëpërmjet tubacionit të çelikut, me gjatësi 650 m, uji kalon në turbinat e vendosura ne godinën e centralit me kuotë 490m.

Foto 3: Ndërtesa e prodhimit të energjisë

Njitur me godinen e centralit, pranë Urës së Çerenecit, është nënstacioni 35/110 kV dhe linja ajrore 110 Kv, e cila bashkohet me linjen nacionale 110 Kv të transmetimit Bulqize – Peshkopi, ne segmentin 101-102 te saj. Fuqia e këtij Hidrocentrali është 11,000 KWH

Foto 4: Sistemi i filtrimit të ujit

HEC Okshtun + Tërnovë + Lubalesh 1

Ky HEC e merr ujin nga lumi i Okshtunit pranë fshatit Okshtun të Rrethit te Bulqizes, Qarku Diber, ne kuoten 800 m mbi nivelin e detit, diga Okshtun.

Foto 5: Diga, pranverë 2017

Uji i grumbulluar në liqenin e krijuar nga diga e ndërtuar rreth 60m e lartë, kalon ne tubacion celiku me diameter 2032 mm dhe trashesi 9 mm. Gjatësia e ketij tubacioni është rreth 6,700 m, nga diga deri ne godinen e centralit në kuotën 609 m, pranë fshatit Smollik.

Përvec ujit që vjen nga diga Okshtun, në tubacionin e madh 2032mm, futen edhe ujrat që vijnë nga Përroi i Tërnovës me tubacion 860mm, trashësi 7mm dhe gjatësi 3,100 m. Këto ujra devijohen nga përroi i Tërnovës në tubacion nga verpra e marrjes dhe dekantuesi në kuotën 810 m.

Foto 6: Diga, tetor 2017

Bashkimi i tubacionit që vjen nga Tërnova, me atë 2032mm që vjen nga diga Okshtun, bëhet në kuotën 660m. Të dy tubacionet e përmendura më sipër janë të instaluara në anë të rrugës së hapur përgjatë luginës së lumit, në anën e djathtë.
Ato janë të futura në tokë, poshtë nivelit të rrugës dhe janë të stabilizuara nga ankera betoni sipas kthesave dhe kuotës.

Foto 7: Diga, tetor 2017

Godina e centralit (turbinave) është ndërtuar në kuotën 609 m, e gjitha konstruksion beton-arme. Turbinat e instaluara në këtë godinë janë pelton dhe kanë fuqinë 14715 KWH (Tre turbina).

Foto 8: Diga, tetor 2017

HEC Sebisht + Prodan 1

Ky hidrocental merr ujin nga dy degë të lumit të Okshtunit. Dega kryesore e ka veprën e marrjes pranë burimeve të Borovës, 869 m dhe uji pasi kalon në dekantues ndjek kanalin e derivacionit deri në fshatin Sebisht, në basenin e presionit.

Foto 9: Sistemet e filtrimit të ujit

Kanali është Beton-Arme, me gjatësi 4.8km, gjerësi dhe lartësi e brendshme 160cm dhe 180cm, trashësi 20cm. Degëzimi i dytë vjen nga fshati Prodan dhe merr ujin e perroit të Prodanit dhe e sjell ate në basenin e presionit pranë fshatit Sebisht.
Vepra e marrjes është në kuotën 873m dhe prej aty, uji kalon në kanalin e derivacionit duke përshkruar një gjatësi rreth 5.5km deri në basenin e presionit në kutën 864m.
Uji i mbledhur nga të dyja degëzimet e kanalit të derivacionit, në basen të presionit, kalon nepermjet tubacionit të turbinave për në turbina.

Foto 10: Sistemet e filtrimit të ujit

Tubacioni është çelik dhe me gjatesi 110m, trashesi 7mm dhe diameter 2*1300mm dhe 1*900mm.
Godina e centrali është beton arme, ne kuoten 800m dhe ka te instaluara tre turbina francis me fuqi te instaluar totale 4115 KWH.

HEC Borovë + Zabzun

Ky hidrocental merr ujin nga dy degë, njera vjen nga Fshati Stebleve në drejtim të Fshatit Borovë me një gjatësi prej 4,5 Km dhe dega tjetër nga Fshati Zabzun në drejtim të Fshatit Borovë me nje gjatesi prej 1,2 Km.

Dega kryesore e ka vepren e marrjes në Steblevë, uji kalon në dekantues ndjek tubacionin e celikut me Diameter = 1300 mm në drejtim të Fshatit Borovë ku ndodhet edhe godina e centralit.

Foto 11: Ndërtesa e prodhimit të energjisë

Degëzimi i dytë vjen nga fshati Zabzun dhe merr ujin e burimeve të këtij fshati dhe e sjell atë në basen të presionit në Borovë.
Godina e Centralit është Beton-Arme dhe ka të instaluara dy turbina, një Francis dhe një Pelton me fuqi të instaluar totale 2300 KWH.

HEC Prodan 2

Ky hidrocentral merr ujin nga një degë e Lumit Prodan. Vepra e marrjes bashke me dekantuesin jane ne fshatin Prodan.
Uji kalon në dekantues ndjek tubacionin e celikut me Diametër = 900 mm ne drejtim te Fshatit Okshtun ku ndodhet edhe godina e centralit.
Godina e centralit është beton arme dhe ka te instaluar nje turbine pelton me fuqi te instaluar totale 1500 KWH.