Faq

Pyetje të shpeshta

DITEKO ka një kontratë me OSSHE për shitjen e energjisë që prej 2015 dhe ka nje afat 15 vjeçar që përfshin prodhimin e të gjithë energjisë.
Aktualisht OSSHE blen energji me çmimin 7.48 per kwh.

Hidrocentrali e ka burimin e energjisë nga uji. Një burim i pastër i energjisë i cili nuk ndot ajrin sikurse ndodh në rastin e termocentraleve që djegin lendë si qymyri apo gazi natyror. Është një burim i brëndshëm i prodhuar në Shqipëri.
Një investim i tillë siguron vende pune, zhvillim për zonën ku operon, të ardhura për njësitë vendore dhe për shtetin Shqiptar.
Teknologji që zgjat në kohë, që do të thotë një investim aftagjatë dhe i vlefshëm për brezat e ardhshëm.
Efiçenca e lartë (70% deri ne 90%), deri tani është efiçenca më e lartë e të gjitha teknologjive.
Hidrocentralet, veçanërisht të mëdhnjtë luajnë një rol shumë të rëndësishëm në menaxhimin e pëmbytjeve dhe sigurojnë ujë për ujitjë në zonat ku operojnë.
Liqenet e krijuara formojnë një peisazh të bukur natyror, duke nxitur turizmin në zonë.

Më shumë për DITEKO?

Kontakto