Rreth nesh

Kompania

DITEKO Sh.P.K është një kompani konçesionare e krijuar në vitin 2009 për financimin, ndërtimin, vënien në punë, administrimin dhe mirëmbajtjen e kaskadës së Hidrocentraleve në Zall Okshtun.

Objekti kryesor i veprimtarisë është prodhimi dhe shitja e energjisë elektrike.

Historiku

Shoqëria është krijuar më 08/09/2009 me qëllim investimin në fushën e ndërtimit të hidrocentraleve.

Ajo përbëhet nga katër aksionerë kryesorë. Shoqëria “GJOKA KONSTRUKSION” SHA, përfaqësuar nga Z. Rrok Gjoka është zotëruese e 50 % të pjesëve të kapitalit aksionar të shoqërisë. Shoqëria “ME-AJ ENERGY” SHPK, përfaqësuar nga Z. Përparim Golli, zotëron 35 % të pjesëve të kapitalit aksionar të shoqërisë. Shoqëria “2T” SHPK, përfaqësuar nga Z. Artan Sako është zotëruese e 10% të pjesëve të kapitalit aksionar të shoqërisë. Shoqëria “PERXHOLA” SHPK, përfaqësuar nga Z. Përparim Golliështë zotëruese e 5% të pjesëve të kapitalit aksionar të shoqërisë.

Përfaqësues Ligjor është Z. Shkëlqim GOLLI.

Partnerët

Jemi krenarë për partnerët tanë

Më shumë për DITEKO?

Kontakto